Juventusit i kthehen lojtarët për Fiorentinën

Trajneri i Juventusit, Max Allegri e pranon që kundër Fiorentinës mund të dominojnë në posedim, por pret që nga minuta e parë të kthehet Paul Pogba.

Konferenca për shtyp para lojës gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërmjet Juventusit dhe Fiorentinës, ka filluar me Allegrin që ka prekjur shumë tema.

“Fiorentina është një ekip që kontrollon topin mjaft mirë në sajë të aftësive të lojtarëve të tyre dhe mentalitetit të futur në atë ekip nga trajneri Vincenzo Montella”.

“Edhe ne jemi të mësuar që ta mbajmë topin, dhe e kemi këtë forcë. Prs nesër që të shohim se kush do të fitojë në këtë gjë. Mbajtja e topit nuk është e domosdoshme për të fituar një ndeshje. Shpesh ju mund të fitoni pa e pasur posedimin e topit”, pohoi Allegri, transmeton ‘Gazeta olle’.

“Paul Pogba dhe Stefano Sturaro janë të dy shumë mirë dhe po stërvisin. Pogba ishte dhe në Romë, por unë nuk desha ta rrezikoj atë, kështu që ai me siguri do të jetë në këtë ndeshje. Sturaro ka bërë më mirë dhe do të jetë në stol”, tha Allegri.