Juventusit i kthehen dy titujt e marrë?

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Carlo Tavecchio ka bërë të ditur se është i hapur për mundësinë që Juventusit t’i rikthehen dy titujt e humbur, përderisa ata e hedhin poshtë kërkesën për dëmshpërblim me vlerë prej 443 milionë euro.

Skandali i vitit 2006 e përjashtoi Juventusin në Serie B dhe ia mori dy tituj nga Serie A pas akuzave se ish drejtori i përgjithshëm, Luciano Moggi ndikonte në delegimin e gjyqtarëve.

Mirëpo, Gjykata kriminale dhe civile dëshmoi se Juventus dhe Moggi nuk kishin një avantazh të tillë dhe se vendimet e vitit 2006 u morën pa dëshmi të plota.

Si rezultat, Juventus ka paraqitur kërkesë për dëmshpërblim prej 443 milionë eurosh kundër FIGC-s.

Tavecchio i është përgjigjur asaj.“Ne duhet të largojmë kërkesën për mbulimin e dëmeve dhe jemi të hapur të negociojmë me Juventusin për dy Scudettot”, deklaroi Tavecchio për “Tuttosport”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kur fitoni një Scudetto në fushë, ju e keni të drejtën e saj. Juventusi i para Calciopolit nuk kishte nevojë të fitonte në gjykatë. Ne duhet të shohim nëse ado mund të rikthehen. Ajo që më intereson tani është largimi i kërkesës për dëmshpërblim. 443 milionët e kërkuar nga Juventus do ta bankrotonin Federatën”, u shpreh ai.

Nga dy Scudettot e marra nga Juventus, titulli i edicionit 2004-05 nuk iu caktua askujt, kurse Inter e mori kurorën e stinorit 2005-06, edhe pse kishte përfunduar në pozitën e tretë.