Juventusit i hiqen 15 pikë

Një lajm i keq për Juventusin sapo ka marr jehonë në të gjithë Italinë.

Gjykata Federale e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit për të rihapur gjyqin sportiv kundër Zonjës së Vjetër për përdorimin e pretenduar të fitimeve kapitale të falsifikuara

Edhe pse fillimisht ishte kërkuar që klubit nga Torino t’i hiqen nëntë pikë, vendimi i Gjykatës është edhe më i rënd.

Juventusit do t’i hiqen 15 pikë në këtë sezon. Për këtë vendim Juve ka drejt të apelojë në Kolegjin e Garancisë së Sporteve në CONI.

Arsyetimi për këto vendime të Apelit italian do të jepet në ditët në vazhdim.

Gjilani transferon një tjetër futbollist nga Ballkani

Bayerni ndalet në barazim nga RB Leipzig