Juventusi triumfon me vështirësi, Barcelona fiton në penallti ndërsa Bayerni bëhet horë

Asnjë nga skuadrat e mëdha evropiane nuk mundi ti shpëtoj vazhdimeve.

Juventus, Bayern dhe Barcelona ishin favorite për të mbyllur takimet e tyre brenda kohës së rregullt, por dështuan ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Olle.

“Zebrave” iu desh të djersijnë 120 minuta për të marrë fitoren vetëm në vazhdime ndaj Genoas, goli i të riut Hamza Rafia doli të jetë vendimtar.

Në anën tjetër, Barcelona dhe Bayern nuk mundën të shpëtonin pa penallti.

Aty pati performanca krejt të ndryshme nga dyshja e portierëve gjermanë.

Ter-Stegen tregoi edhe një herë kualitetin duke ndalur tre herë futbollistët e Real Sociedadit dhe duke i mundësuar Barcelonës fitoren, teksa Neuer kontribuoi në humbjen e rëndë të Bayern ndaj Holstein Kiel duke mos arritur të pres asnjë goditje nga gjashtë me të cilat u ballafaqua./GazetaOlle/