Juventus ka shënuar fitoren e radhës në Serie A, duke e mposhtur Atalantën 2:1 në shtëpi, tri pikë me të cilat shkon në +10 nga Roma.
Mysafirët befasuan duke avancuar me golin e Giulio Migliacios në minutën e 25-të, por shifrat i barazoi Fernando Llorente në të 39-tën.
Në të 45-tën, Pirlo shënoi një gol ëndrrash për 2:1, rezultat i cili ishte përfundimtar.