Juventusi rikthen në kryesi Del Pieron

Alessandro Del Piero do të rikthehet pas tri vitesh në klubin ku është simbol, ikonë dhe mbase futbollisti më i dashur në historinë e lavdishme bardhezi.

Sipas mediave italiane, presidenti Andrea Agnelli i ka avancuar bisedimet me Del Pieron dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i rikthimit të këtij të fundit, në kryesinë e klubit torinez.

Ende nuk është bërë e ditur pozita e Del Pieros, por rikthimi i tij sigurisht që është një lajm i madh për tifozët e Juves, që e kishin akuzuar shumë kryesinë e klubit për tretmanin jo të mirë që iu ishte bërë Del Pieros.