Juventusi rikthehet te fitoret në Itali, mposhtë në udhëtim Salernitanan

Juventusi ka marrë pikë të plota në udhëtimin te Salernitana në Stadio Arechi, ku fitoi me rezultat 2-0.

Bianconerët shënuan nga një gol në secilën pjesë për të dalë fitues në ndeshjen e xhiros së 15-të në Serie A.

Paulo Dybala shënoi një gol fantastik në fraksionin e parë të lojës (21’), pasi pranoi një top nga Dejan Kulusevski.

Në gjysmën e dytë, i asistuar nga Federico Bernardeschi, Alvaro Morata e devijoi topin nën këmbët e portierit dhe në rrjetë, vetëm katër minuta pasi hyri në fushë (70’).

 

Super sfida në xhiron e 12-të në Superligën e basketbollit

Rezultat i çmendur, vashat angleze triumfojnë me rezultat 20:0