Juventusi nuk ndryshon ndaj Dortmundit

Juventus thuhet se do të fillojë me katër lojtarë në mbrojtje ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

Ka patur spekullime se rikthimi I Andrea Barzagli mund ta ndryshojë mendjen e Massimiliano Allegri që të zgjedhë formacionin 3-5-2 në Westfalenstadion.

Megjithatë, Sky raporton se pas seancës së sotme të trajnimit në Vinovo, Allegri ka vendosur që të qëndroj besnik në formacionin e tij 4-3-1-2, me Barzagli duke filluar nga stoli, transmeton ‘Gazeta olle’.

Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci mbesin partner të njëri-tjetrin në mbrojtje, me Patrice Evra dhe Stephan Lichtsteiner në krahët e mbtojtjes.

Në anën tjetër në sulm, Fernando Llorente pritet të mbetet jashtë në favor të Alvaro Morata, i cili do ta mbshtet Carlos Tevezin.

Andrea Pirlo ka humbur betejën e tij për të qenë i aftë për ndeshjene së mërkurës, kështu që Roberto Pereyra do të bashkohet me Arturo Vidal, Claudio Marchisio dhe Paul Pogba në mesfushë.

Juventus kundër Borussia Dortmund mund të luaj me këtë formacion: Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Chiellini, Evra; Pereyra, Marchisio, Pogba; Vidal; Tevez, Morata