Juventusi ka arritur të mposhtur Fiorentinën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me rezultat 1-0.
Ndeshja nuk solli edhe shumë raste, me Fiorentinën vendase që ishte më kërkuese.
Rasti i vetëm i mirë në pjesën e parë erdhi në minutën e 26-të, kur francezi Jonathan Ikone gjuajti bukur, por nuk arriti të shënojë.
Edhe më të filluar pjesa e dytë Ikone kishte rast të mirë, por kësaj radhe u ndal nga shtylla.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej, një aksion i Juventusit pa shume pretendime soli golin.
Një harkim në zonë i Juan Cuadrados u devijua nga mbrojtësi Lorenzo Venuti, që shënoi në portën e tij për 1-0.
Me këtë fitore Juve bën hap të madh drejt finales së Kupës së Italisë.
Më 20 prill zhvillohet ndeshja kthyese në “Allianz Stadium”.
Juventus 1 – 0 Fiorentina | First goal 🔥🔥
— AA GOAL (@iE86s) March 2, 2022