Juventusi ‘me zor’ (VIDEO)

Juventusi ka arritur të shënojë fitore minimale por shumë të rëndësishme kundër Monacos.

‘Zonja e Vjetër’ nga Torino triumfoi 1:0 përballë francezëve, për të marrë epërsinë në përballjen kundër tyre.

Arturo Vidal realizoi golin e vetëm të Juves në këtë sfidë në minutën 57’ nga pika e bardhë e penalltisë.