Juventusi me start perfekt në Ligën e Kampionëve, mposht thellë PSV-në

Juventusi ka shënuar fitore ndaj PSV-së me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të raundit të parë të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër kthehet në këtë garë pas një mungese prej dy vitesh, ndërsa konfirmoi që në start seriozitetin e klubit të madh italian.

Në një ndeshje të hapur që në start, Juventusi mori epërsinë në minutën e 21-të kur Kenan Yildiz me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

Pas vetëm gjashtë minutash bardhëezinjtë shtuan epërsinë me golin e Weston  McKenniet për 2-0.

Guus Til (PSV) dhe Teun Koopmeiners (Juventus) kishin raste të mira në fundin e pjesës së parë, por nga rastet ideale nuk gjetën rrjetën.

Edhe fillimi i pjesës së dytë ishte i njëjtë, me Zonjën e Vjetër që kishte dominimin, duke arritur që të shënojë dhe të mbyll dilemën e fituesit.

Zhvillohej minuta e 62-të, kur Nico Gonzales arriti të shënojë për 3-0.

Deri në fund nuk munguan rastet, ku Ismael Saibari shënoi golin e vetëm për holandezët në kohën shtesë.

Juventusi mori tri pikë e para në sistemin e ri të Ligës së Kampionëve, ndërsa PSV do të tentojë më shumë në ndeshjet e radhës.

Nga Ballkani, te Llapi, Ferizaj, Suhareka e Gjilani: Klubet dalin me reagime të fuqishme

Flet njeriu i momentit tek Gjilani, Robert Rrahmani: Projekti i klubit më bindi, synojmë daljen në Evropë