Sulmuesi italian u rikthye te Zonja e Vjetër, pasi kishte kaluar te Evertoni në vitin 2019.
Ai më pas kishte kaluar edicionin e kaluar në huazim te Paris Saint-Germain, duke shfaqur formë të lartë.
Juventusi tani arriti marrëveshje me Evertonin në huazimin e Kean për dy sezonet e ardhshme me të drejtë blerje.
✍️ OFFICIAL | Moise Kean returns to Juventus! ⚪️⚫️#WelcomeBackMoise
— JuventusFC (@juventusfcen) August 31, 2021
Nëse sulmuesi bind Biankonerët me formën e tij, atëherë këta të fundit do t’i paguajnë skuadrës angleze plotë 28 milionë euro, e në çmim përfshihen edhe pagesat e dy viteve të huazimit për tre milionë në sezonin e parë, katër milionë në të dytin, në total i bije 35 milionë.
Moise Kean comes home! ?⚪️⚫️
✍️ https://t.co/3g52ilkgRd
#WelcomeBackMoise pic.twitter.com/WccYrkpmrF— JuventusFC (@juventusfcen) August 31, 2021
Kontrata e Kean te Evertoni skadon në vitin 2024 dhe mbetet të shihet nëse do të mbetet te Juventusi apo do të rikthehet në Ligën Premier.