Juventusi i vendos çmimin e largimit mbrojtësit De Ligt

Matthijs de Ligt nuk është më i paprekshëm te Juventusi, pasi drejtuesit e klubit thuhet se tashmë i kanë vendosur çmimin e largimit.

De Ligt është njëri nga mbrojtësit më perspektiv në Evropë, por paraqitjet e tij te Juventusi nuk kanë qenë gjithmonë në nivelin e dëshiruar.

Megjithatë, klubet evropiane, e në veçanti Barcelona, janë të etura për ta transferuar holandezin, i cili gjithashtu është pro një largimi nga Torino.

De Ligt thuhet se është “pozicionuar për t’u larguar” nga Torino dhe agjenti i tij, Mino Raiola po shtyn për një marrëveshje me Barcelonën.

Sipas gazetës La Republicca, Juventusi ka vendosur një çmim prej 65 milionë eurosh për De Ligt, i cili shihet si ‘nënshkrimi i ëndrrave’ për menaxherin e Barcelonës, Xavi.

Megjithatë, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë transferimin e 22-vjeçarit holandez, pasi do të ketë konkurrencë të fortë.

Anglezët e Chelseat dhe gjermanët e Bayern Munichut janë gjithashtu në garë për nënshkrimin e De Ligt.

Numri i futbollistëve shqiptarë në Serie A mund të rritet në 20

Chelsea është i gatshëm të transferojë Hazard, por më një kusht