Juventusi humb Pirlon për…

Juventus do të jetë pa Andrea Pirlo në ndehsjen e kthmimit të Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmund, ndërsa pritet të mungojë tri javë.

Italiani u zëvendësu në pjesën e parë, të martën pas një dëmtim në kyq të këmbës.

“Testet treguan tendosje të shkallës së parë në këmbën e djathtë”, ka konfirmuar faqja zyrtare e Juventusit

“Prognoza për një shërim të plotë është 20 ditë”, thuhet në njoftim, transmeton ‘Gazeta olle’.

Një tendosje e shkallës së parë shkakton dhimbje, por mjngesa nuk do të jetë më muaj por me javë.

Pirlo do ta humb ndeshjen kthyese kundër Dortmundit që do të zhvillohet me 18 mars të mërkurën.