Juventusi gjen zëvendësuesin e Tevezit

Juventus ka hyrë në garë për transferimit e yllit të Liverpoolit, Raheem Sterling.

Kampioni i Italisë, Juventusi ia ka vërë syrin yllit të Liverpoolit, Raheem Sterling.

Sulmuesi anglez ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Reds, derisa ka rritur dyshimet se do të largohet nga klubi gjatë verës.

Sipas The Sun, Juventusi është i gatshëm të shpenzoj 70 milioneuro për reprezentuesin anglez, i cili kërkohet edhe nga skuadra tjera si Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Chelsea e të tjera.