Disa zyrtarë të Juventusit besojnë se klubi italian gaboi kur e emëroi Maurizio Sarrin në krye të skuadrës, raporton “Corriere della Sera”, transmeton zeri.info
E përditshmja italiane shkruan se disa nga zyrtarët e Juventusit mendojnë se kanë gabuar që e kanë zgjedhur Sarrin para Simone Inzaghit, i cili është trajner i Lazios.
Pavarësisht se Juventusi është me pikë të barabarta me Interin në krye të tabelës, disa besojnë se Inzaghi do të kishte qenë opsioni më i mirë.
Sarri është kritikuar këtë edicion, derisa ka dështuar që të bëjë lojën e klubit torinez atraktive.
Sidoqfotë, deri më tani Sarri gjithashtu e ka kualifikuar Juven tutje në Ligën e Kampionëve nga pozita e parë në grupin e tyre.