Juventusi fiton në derbin e madh ndaj Romës

Juventusi ka fituar 1-0 ndaj Romës në kuadër të javës së tetë në Serie A.

Pas vetëm 16 minutash lojë, Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me anë të Moise Kean, me Rodrigo Bentancur që ishte asistuesi.

Roma kishte mundësin që t’i barazonte shifrat, por Jordan Veretout dështoi të shënonte nga penalltia në të 44-në minutë.

Në pjesën e dytë, rastet nuk munguan për të dyja anët, por që u mungoi efikasiteti.

Roma kërkoi penallti në minutën e 57-të për një ndërhyrje të Giorgio Chiellinit në Lorenzo Pellegrinin, por që VAR-i sinjalizoi se nuk kishte një gjë të tillë.

Loja më pas vazhdoi, me Giallorossët që krijuan një shans me anë të Matias Vina (73’), por nuk arriti të mposhte portierin.

Pas javës së tetë, Juventusi gjendet në vendin e shtatë me 14 pikë, një më pak se Roma që është në të katërtin.

Ja si duket tabela në Superioren e Shqipërisë pas ndeshjeve të zhvilluara sot

Rikthehet Barcelona, shënon fitore komode ndaj Valencias