Juventusi fiton me përmbysje dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventus ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-1 ndaj Salernitanas në “Allianz Stadium”, për të avancuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Në fakt ishin mysafirët ata që kaluan të parët në avantazh përmes Chukwubuikem Ikwuemesi (1’) i cili shfrytëzoi më së miri gabimin e Federico Gattit për të shënuar për 1-0.

Nuk vonoi shumë reagimi i Juventusit dhe ata barazuan rezultatin me anë të Fabio Mirettit (12’) që shënoi një gol të bukur pas një asistimi të mrekullueshëm të Andrea Cambiasos.

Juventus golin e avantazhit e gjeti në minutën e 35-të ku kësaj radhe Andrea Cambiaso ishte në rolin e golashënuesit dhe çoi topin në rrjetë për 2-1.

Me epërsi minimale të “Zonjës së Vjetër” u mbyllën 45 minutat e para të takimit.

Pjesa e dytë i takoi përsëri Juventusit, që shënuan edhe katër gola të tjerë.

Daniele Rugani (54’) gjendet mirë në zonë dhe shënon pas një topi të kthyer në zonën e rrezikshme për 3-1.

Dilema e fituesit u mbyll përfundimisht kur lojtari mysafir Dylan Bronn (75’) shënoi në rrjetën e portës së tij.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt listës së golashënuesve iu shtua edhe Kenan Yildiz (89’) që shënoi për rezultatin  5-1.

Juventus shënoi edhe një herë tjetër pak çaste para fundit të ndeshjes me anë të Timothy Weah (91’) që shënoi për rezultatin përfundimtar 6-1.

Përfundon takimi mes palëve, Ardian Limani mund të quhet lojtar i ri i Prishtinës

Barcelona fiton me shumë vështirësi në udhëtim te Las Palmas