Juventusi ka shënuar fitore ndaj Udineses si mysafir me rezultat 3-0 në kuadër të javës së parë të Serie A.
“Zonja e Vjetër” që nuk ka bërë shumë ndryshime në skuadër e nisi me vrull ndeshjen duke krijuar rastet që në start.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e dytë, kur Federico Chiesa shënoi me një goditje të fortë nga distanca për 1-0.
Juventusi fitoi penallti në minutën e 19-të, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Dusan Vlahovic për 2-0.
Të besuarit e Max Allegrit e mbyllën dilemën e fituesit në pjesë e parë kur arritën të shënon për 3-0 me Adrien Rabiot që gjeti rrjetën pas një goditje me kokë.
Në pjesën e dytë Udinese ishte më e rrezikshme duke krijuar disa raste, por që Wojciech Szczesny u kthye në mur, duke mos lejuar që rrjeta e tij të prekej.
Juventusi e nis mirë sezonin e ri, duke marr tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj një skuadrës si Udinese.