Juventusi e ka nisur sezonin e ri në Serie A me një fitore bindëse ndaj Cagliarit me rezultat 3-0.
Pas një asistimi nga Stephan Lichtsteiner, Mario Mandzukic me një goditje me vole e dërgoi topin në rrjet (12’).
Ndeshja nisi me një minutë heshtje për viktimat e Barcelonës (Twitter)
Mysfairët patën një shans për të barazuar nga penaltia, mirëpo Diego Farias dëhstoi të shënonte nga pika e bardhë (39’).
Paulo Dybala e dyfishoi epërsinë (45’+1), pas një topi shumë të mirë të dhuruar nga Miralem Pjanic dhe me avantazh prej dy golash, Zonja e Vjetër shkoi në pushim.
Në gjysmën e dytë nuk mund të mungonte edhe goli i Gonzalo Higuain. Argjentinasi pranoi një top nga Alex Sandro në zonë dhe e shënoi golin e tretë (66’).
Epërsia e Bianconerëve ka mundur të jetë më e madhe, duke qenë se ata patën edhe shumë raste deri në fund të ndeshjes.
Sido që të jetë, ky është një fillim i mbarë i kampionit që kërkon titullin e shtatë radhazi në Serie A.