Juventus shkarkon Maurizio Sarrin

Juventus dhe Maurizio Sarri kanë ndarë rrugët.

Raportimet e shumta nga Italia, konfirmojnë se Juventus ka vendosur të shkarkojë trajnerin Maurizio Sarri.

“Maurizio Sarri nuk ëshë më trajner i Juves”, raportojnë mediat e shumta në Itali.

Deri te ky vendim është ardhur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku Juventus nuk arriti të kalonte Lyon.

Flitet se Mauricio Pochettino mund ta zë vendin e Sarrit te Juventus.