Juventus serioz për yllin belg

Është raportuar se Juventus ka dërguar disa skuat për të shikuar nga afër Axel Witsel në ndeshjen që Belgjika e fitojë ndaj Qipros të shtunën.

26 -vjeçari luan për Zenit St Petersburg, në Rusi, dhe ka kontratë deri 2017.

Megjithatë, Calciomercato raporton se Bianconeri janë duke vëzhguar nga afër lojtarin, duke e parë atë si një zëvendësim për Arturo Vidal ose Paul Pogba nëse njëri largohet këtë verë.

Belgu ishte rekrutuar së bashku me Hulk për një shpenzim të kombinuar prej 80 milion eurove, dhe me dy vjet të mbetura në kontratën e tij, Zenit kanë gjasa për ta shitur dhe për të fituar diçka.

Përveç kësaj, Witsel ka një pagë prej 3 milionë euro për sezon që është e përballueshme për juventinët.