Juventus në ‘pole position’ për Cuadradon

Juan Cuadrado është njëri ndër emrat më të përfolur në Itali, ndërsa për të ka interesim nga klube si Juventus, Inter dhe Atletico Madrid.

Mesfushori sulmues pas gjashtë muajsh mund të largohet nga futbolli anglez pasi nuk është ambientuar mirë te Chelsea.

Edhe pse Atletico Madrid ka treguar interes, Juventusi është skuadër që mund t’i plotësojë dëshirat e lojtarit për një pagë prej 4 milionë euro në vit.