Juventus në Gjermani për ta mbyllur me Khediran

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici do të fluturojë në Gjermani sot për t’u takuar me agjentin e Sami Khediras.

Besohet se Juventus janë afër të nënshkruajnë një marrëveshje me gjermanin, të cilit kontrata i skadon me Real Madridin në fund të sezonit.

Sipas portalit ‘GianlucaDiMarzio.com’  Paratici do të fluturojë në Gjermani sot, ku ai do të takohet me agjentin e lojtarit, Jörg Neubauer.

Thuhet se marrëveshja do të arrihët për një pagë prej 4 milionë euro dhe një marrëveshje tre vjeçare.

Khedira është ftuar nga Gjermania e Joachim Loë për ndeshjet e radhës kundër SHBA-së dhe Gjibraltarit.