Juventus i madh, përmbysje për finale

Juventus është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Italisë, duke e bërë një përmbysje spektakolare të rezultatit në ndeshjen e dytë ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”.

Torinezët fituan 3:0 falë golave të Alessandro Matrit, Roberto Pereyras dhe Leonardo Bonuccit. Finalisti i dytë diskutohet mes Napolit dhe Lazios.