Juventus, Milan dhe Inter ‘luftojnë’ për këtë mbrojtës

Aymen Abdennour është në qendër të këtij afati kalimtar pas paraqitjeve të tija të mira me Monacon.

Për mbrojtësin janë të interesuara shumë skuadra por ajo që bie në sy është ‘lufta’ në mes të Juventusit, Milanit dhe Interit për lojtarin.

Këtë e konfirmon agjenti i tij. “Interi janë të interesuar për lojtarin, edhe Milani. Juventusi është takuar tashmë me klubin, por mendoj se Monaco do ta mbajë atë”.