Juventus me dy super-goditje

Juventus e ka nisur punën për merkaton e verës dhe që tani ka filluar profilizimi i dyshes sulmuese për sezonin 2015/16. Përveç Edinson Cavanit, klubi bardhezi mund të marrë edhe Paulo Dybala-n e Palermos.

Kjo lidhet shumë edhe me lamtumirën e mundshme të Carlos Tevez dhe Paul Pogba.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, sulmu juventin pritet të rinovohet sezonin e ardhshëm, ndërsa në skuadër mund të afrohet edhe Simone Zaza i Sassuolos, përcjell Portali Albeu.

Për të kërkohen 15 milionë euro por më parë duhet mposhtur edhe konkurrenca e Tottenham.