Juventus, Inter apo Milan? Ja kë favorizojnë bastoret për të fituar titullin në Serie A

Serie A është vetëm në javët e para,  teksa ekipet pretendete dihen. Kompania e basteve Bet365 ka hedhur hipotezat e saj, se kush do ia dalë në fund të ngrejë trofeun.

Rikthimi i Interit te titulli kampion në Serie A kuotohet me 3.25. Ajo që ka ndikuar është trajneri Conte, pasi ka bërë një ekip të fortë. Me po 3.25 kuotohet edhe Juventusi, duke treguar kështu njëfarë barazie mes të dy ekipeve.

Çuditërisht, mundësia që Milani t’ia dalë me sukses është e vogël, pasi kuotohet me 5.00.

Serie A mbetet një nga kampionatet më të ndjekura në botë. Se kush do ia dalë në fund të fitojë titullin, na mbetet të presim e të shohim.