Juventus hesht “Artemio Franchin”

Juventus ka kaluar në epërsi në minutën e 21-të në “Artemio Franchi” kundër Fiorentinës, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Golin për torinezët e shënoi Alessandro Matri, ndërsa Juves i duhet epërsi prej dy golash për të kaluar në finale, pasi që ndeshjen e parë e ka humbur 2:1.