Juventus fiton Kupën e Italisë

Juventus e ka mposhtur Lazion në finalen e Kupës së Italisë në “Olimpico”, duke e kthyer rezultatin për të festuar pas 120 minutave.

Stefan Radu shënoi për vendësit më minutën e katërt, mirëpo Giorgio Chiellini i barazoi shifrat në të 11-tën. Golin e fitores, torinezët e shënuan në shtesën e parë, përmes sulmuesit Alessandro Matri.

Ky ishte trofeu i 10-të i Juventusit në këtë kompeticion, që kështu me një kupë më shumë se Roma bëhet klubi më i trofeshëm italian edhe në këtë garë.