Juventus do ta zyrtarizojë së shpejti Neton

Pas Dybalas, Khedirës dhe Manxhukiqit, Juventusi shumë shpejt do ta zyrtarizojë edhe transferimin e radhës në afatin kalimtar të verës.

Eliminimi i Brazilit nga Kupa e Amerikës, ka bërë që drejtuesit bardhezi të bëjnë gati konfirmimin për portierin Neto.

Marrëveshja është arritur dhe gjithçka është gati, andaj pritet vetëm zyrtarizimi i Netos, i cili transferohet nga Fiorentina në Juve me parametra zero. /Olle