Juventus nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në duelin e sotëm kundër Beneventos, raporton Gazeta Olle.
“Zebrat” barazuan me rezultat 1-1 ani pse avansuan të parët në këtë takim.
Morata realizoi i pari në minutën e 21-të teksa më pas në sekondat e fundit të pjesës së parë barazoi Letizia.
Juventus tashmë ka 17 pikë në 9 ndeshje ndërsa për skuadrën e vogël të Beneventos kjo ishte pika e 10-të në 9 takime.
Biankonerëve iu mungoi ylli, Cristiano Ronaldo në këtë duel./GazetaOlle/