Pa marrë parasysh një sezon ëndrrash që po kalon, Juventusi mendon që të përforcohet akoma në afatin kalimtar të verës.
Sipas mediave italiane, klubi torinez është shumë i interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Sami Khedira. Ai mund të transferohet te kampioni i Italisëm e parametra zero, andaj negociatat mes palëve sipas “La Repubblica”, pritet që të nisin shumë shpejtë.
Paga vjetore e Khedirës nuk pritet të krijojë ndonjë problem, pasi që kualifikimi në finalen e Ligës së Kampionëve, ka bërë që arkat bardhezi të pasurohen jo pak. /Gazeta Olle