Juve-Lazio, Cana e sheh finalen me De Biasin

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, është në stadiumin “Olimpico” për ta parë ndeshjen finale të Kupës së Italisë, ndërmjet Juventusit dhe Lazios.

Ai do ta shikojë ndeshjen nga tribuna VIP së bashku me kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, shkruan GazetaOlle.com.

Gjithsesi, këta nuk do të jetë kuqezinjtë e vetëm në tribunat e Olimpicos, pasi që disa metra më tej do të jetë edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.