Juve kërkon lojtarët e Hasit

Sipas asaj që shkruan ‘Calciomercato.it’, emisarë të Juventusit ishin të pranishëm në “Constant Vanden Stock Stadium”, për të ndjekur nga afër ndeshjen e ‘Europa League’ mes Anderlecht dhe Dinamo Moskës.

Juventusi ka monitoruar disa emra, mbi të gjithë Youri Tielemans, mesfushori 17-vjeçar, i kërkuar edhe më parë nga kampionët e Italisë. Nën vëzhgim janë mbajtur edhe Andy Najar, mbrojtësi 21-vjeçar honduras i ekipit të Besnik Hasit, si dhe Leander Dendoncker, mesfushor i datëlindjes 1995.