Juve kalon tutje në Kupën e Italisë

Juventusi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë pasi ka mposhtur me rezultat të thellë skuadrën rivale të qytetit, Torinon.

Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi me rezultat 4 me 0.

Simone Zaza realizoi dy golat e parë. Ai shënoi në minutën e 28-të dhe të 51-të.

Pas tij shënuan Paulo Dybala dhe Paul Pogba.

Torino shumicën e pjesës së dytë e luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Molinaros.

Juve tani takohet me fituesin e duelit Lazio – Udinese.