Juve i hakmerret keq Realit pas finales së Kardifit (FOTO)

Juventus kërkon t’i hakmerret Real Madridit pas finales së Ligës së Kampionëve, ku u mund nga “Los Blancos”. 

Klubi italian po tenton me të gjitha forcat për mesfushorin Luka Modric.

Sipas “Gazsetta dello Sport”, Juve po këmbëngul në transferimin e kroatit, përcjellë “Lajmi.net”.

Paraqitjet e dobëta të mesfushës kanë bërë që Massimiliano Allegri të kërkojë përforcime në këtë repart.

juventus-v-real-madrid-uefa-champions-league-final

Modric është objektivi numër një, por mbetet të shihet nëse oferta do të pranohet.

Kroati në të kaluarën është shprehur i hapur për një kalim në Serie A.

Megjithatë, ai mund të mos e ketë këtë dëshirë më.

Kjo sepse Modric kishte thënë që do të donte të luante në Itali me idollin e tij, Francesco Tottin, i cili këtë sezon u largua nga Roma.

luka-modric-gareth-bale-villarreal-real-madrid-la-liga_1qa0ol80via1n11z85i8b5g6q9