Jurgen Klopp e provokon keq Juventusin

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, e ka provokuar keq skuadrën e Juventusit në prag të ndeshjes që do të zhvillohet në Torino. Ai iu ka kujtuar bardhezinjve natën e 1997-ës, ku Dortmundi mposhti Juventusin 3:1 në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Mund të jetë një ditë e mirë për ne, siç ka qenë ajo e 1997-ës. Do të përpiqemi të bëjmë mirë edhe pse do të jetë e vështirë pasi që Juventus ka një skuadër me vlera”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp.

Juventus-Dortmund zhvillohet nesër (e martë), me fillim prej orës 20:45. /Gazeta Olle