Sot në Suharekë u luajt një ndeshje shumë e rëndësishme për kategorinë e juniorëve, raporton Gazeta Olle.
Kampionët aktual të Ballkanit pritën në stadiumin e qyteti skuadrën e vendit të parë, Trepçën ’89.
Pas 90 minutave të luftuara fitues me rezultatin e thellë 4-1 dolën vendasit.
Për mitrovicasit që sot vuajtën mungesën e Milot Avdylit që kishte detyra me skuadrën seniore kjo ishte humbja e dytë rradhazi pasi që edhe në vikend nuk ia dolën dot kundër Besës.
Tashmë, Ballkani qëndron me vetëm 2 pikë mbrapa dy skuadrave të para në tabelë, Trepçës ’89 dhe Gjilanit./GazetaOlle/