Ju, sot e vratë futbollin!

Koment: Lavdim PIREVA

lavdim pireva

 

Një përballje e shumë pritur si ajo ndërmjet Llapit dhe Prishtinës, u kthye në ndeshjen ndoshta më të keqen të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë.

Duke mos dashur të paragjykoj në asnjë rast fituesin e këtij takimi, pasi ai asnjëherë nuk paragjykohet, por realisht në ndeshjen e zhvilluar në Podujevë nuk doli asnjë fitues, përkudrazi nxori shumë humbës.

Para fillimit të lojës, lojtarët e Llapit dolën me një pankartë ku në foto ishte kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe ai i UEFA-së, Michel Platini. Në pankartë shkuante ‘Misioni i presidentit Vokrri’, pra paranimi në UEFA dhe FIFA. Për ironi të fatit, pamjet e kësaj ndeshjeje u kthyen në një ‘mision të pamundur’, së pari për lojtarët, por pastaj edhe për fubollin e Kosovës.

Para se të niste ndeshja u pa që lojtarët me zor afroheshin në mesin e fushës nga lloçi. Gjyqtari i takimit që është më i mirë në Kosovë, për vitin e kaluar, Besfort Kosumi, nuk e pa që aty topi nuk qarkullonte fare, e lere më të kërcejë si është rregulli, në 70-75% të fushës.

Ndeshja filloi dhe aty kishte lloç, lloç, dhe vetëm lloç. Për më keq kjo sfidë ishte duke u transmetuar ‘live’ nga sponsori i Kupës. Pamjet e kësaj ndeshje ndonjëherë të qonin mallin e viteve të 90-ta, apo menjëherë pas luftës, ku topi nuk lëvizte edhe pse u godiste.

Komentatori në pjesën e dytë nuk thoshte asgjë tjetër vetëm, “mëkat, mëkat, për këta futbollistë” dhe “shpresojmë që infrastruktura të rregullohet”, pasi çdo fjalë tjetër ishte e tepërt, ku edhe numrat e lojtarëve në shpinë ishin zhdukur.

FUSH

Ndeshja që u prit shumë, doli të jetë ajo ku ne e ‘vramë’ futbollin, duke ia bërë anti reklamën më të madhe në botë kësaj loje. Mos u çuditni kur nesër në çdo medium sportiv në botë do të jipen pamjet e këtij takimi, sikurse u dhanë ato të gjyëqtarit që hante fara duke gjykuar, apo sfida Hysi – Prishtina ku nuk mungoi ‘boksi’ pas takimit.

E mira e vetme ishte që nga kjo ‘vetëvrasje futbollistike’ që i bëmë vetit, nuk u lëndua asnjë lojtar.

Lojtarët në Kosovë, lëndimet e mëdha dhe të kushtueshme i paguajnë vetë, nuk ua paguan klubi, duke e futur në këtë mes edhe Prishtinën, që ua kushtëzon pagesën e lëndimit me vazhdim të kontratës (rasti i Behar Maliqit dhe Lorik Aliut).  Rrezikimi i futbollistëve në atë fushë ishte një barrë e madhe e marr përsipër nga kushdo ata qofshin, pasi një lëdim i tillë mund t’i kushtoj dikujt me karrierë.

1

Futbolli ynë është afër pranimit dhe ne këtë ndeshje mund ta përdorim ‘pozitivisht’ vetëm për dy gjëra. E para për tu thënë FIFA-s  dhe UEFA-s se ja çfarë na ka bërë izolimi dhe nuk kemi asnjë fushë të futbollit e luajmë në fusha-pishina, dhe e dyta për t’u treguar se ne nuk kemi futboll dhe që këtë lojë duam ta mësojmë edhe ne.

Sot në Podujevë ju dha një ‘plumb’ futbollit të Kosovës, por ne shumë herë jemi kthyer nga të vdekurit dhe ndoshta do të kthehemi përsëri. (Gazeta Olle)

 

(Autori është gazetar sportiv)