Ju shkruan Messi!

 

Lionel Messi ka zbuluar lëndimin e tij, përmes një postimi në Facebook. Ai shpreson të rikthehet sa më shpejt për të ndihmuar Barcelonën.

“Sërish në Barcelonë. Grumbullimi në Amerikë ishte i mirë për mua. Ne i morëm dy fitore me një punë të madhe nga të gjithë, por unë nuk munda të luajë sepse kam këmbën e enjtur”, shkroi Messi në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton ‘goal.com’.

“Ende kam dhembje, por shpresoj të shërohem sa më shpejtë dhe të ndihmojë ekipin kombëtar dhe Barcelonën”, shtoi ai.

Messi dhe bashkëvendasi i tij, Mascherano, nuk stërvitën të enjten, derisa në njoftimin e Barcelonës thuhet se të dy do të bashkohen në stërvitje të premten. Barcelona takohet të dielën me Celta Vigon. (Gazeta Olle)