Ju njoftojmë me “sheikët” e Trepçës ’89 (FOTO)

Trepça ’89 ka udhëtuar drejt Sllovenisë për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri të garave.

Futbollistët e 89-shit po relaksohen në maksimum me kushtet e atjeshme, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Pos kushteve të mira për stërvitje, “minatorët” kanë kohë për t’u çlodhur.

Një gjë të tillë e konfirmon një foto interesante e publikuar nga mbrojtësi i djathtë, Përparim Islami.

Ai shihet me katër bashkëlojtarët, Shpëtim Idrizin, Ilir Izmakun, Enis Manxhollin dhe Fiton Hajdarin.

“Sheikët”, ka shkruar shkurtimisht Islami, duke bërë shaka me veshjet e tyre.

cats

Ndryshe, klubi mitrovicas ka njoftuar sot se i ka aranzhuar disa ndeshje miqësore.

89-shi do të luajë me ekipe si Osijek, MKF Ruzemberko, Astra e Olimpia.

trepca 89