Ju flet top-tranferi i Lirisë

Liria e Prizrenit vazhdon organizimin për edicionin e ardhshëm të Vala Superligës së Kosovës në futboll, përcjellë Gazetaolle.com.

Klubi bardhezi pasi që e zyrtarizojë trajnerin nga Shqipëria Blendi Shkëmbi, klubi prizrenas sot e ka prezantuar edhe ‘bomberin’ e Drenicës, Granit Arifaj.

Image may contain: 1 person, smiling, standing

Ky i fundit është shprehur i lumtur me këtë fakt. “Sot unë bëra një ndryshim sa i përket karrierës sime sportive dhe profesionale! Pas nënshkrimit të kontratës nga sot unë do të jem pjesë e KF Liria Prizren.

Paraprakisht dua të iu falenderohem nga zemra të gjithë juve e në veçanti KF Drenicën, ekipin në të cilin tashmë e dy vite kam luajtur për të, falënderoj kryesinë e Shqiponjave të zeza për të qenurit çdoherë korrekt, për ndihmën si dhe për mbështetjen e dhënë!

Ata që meritojnë falenderimin më të madh janë Shqiponjat e zeza të cilët në çdo ndeshje ma mbushën zemrën plot emocion dhe me përkrahjen e pafund të tyre më bën një sulmues edhe më të fortë, më të vendosur dhe asnjëherë dorëzues!

Ju premtoj që do të vazhdoj të punoj shumë në vendin e ri ku më pret të sjell me vete shumë suksese dhe të mos i’u zhgenjej kurrë!

Respekt për të gjithë ju!”, ka shkruar Granit Arifaj në rrjetin social Facebook. /Gazetaolle.com

arifaj air arifaj