Ju flet Shaqiri: “Më duhet kohë”

Të dielën nuk luajti asnjë minutë, kurse për të ishte ndeshja e gjashtë radhazi në të cilën nuk aktivizohet titullar. Xherdan Shaqiri ndodhet në krizë tek Interi, derisa për të përditshmen zvicerane, ‘Blick’, komenton situatën në të cilën ndodhet.

Unë jam i qetë. Unë po mundohem të jap maksimumin në stërvitje, po punoj shumë. E rëndëishme është të arrijmë Ligën e Evropës. Unë jam duke u përmirësuar çdo ditë fizikisht”, theksoi Shaqiri për ‘Blick’, përcjell GazetaOlle.com.

Për të arritur sukses duhet kohë, prandaj edhe mua më duhet kohë të adaptohem në Serie A”, shtoi ai. (GazetaOlle)