Ju flet Naser Aliji

Naser Aliji është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare nga Gianni de Biasi për ndeshjen ndaj Armenisë, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Quhet Naser Aliji. Ka lindur në Shkup, më 27 dhjetor 1993, me shtetësi shqiptare dhe maqedonase, i cili bëhet lojtari i parë nga shqiptarët të lindur në Maqedoni që vesh fanellën e Kombëtares kuqezi.

Mbrojtësi i majtë është i gjatë 1.77 centimetra dhe luan aktualisht te Vaduzi në Zvicër, i huazuar në janar të këtij viti nga Baseli.

Aliji ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Zvicrës U-15, U-16, U-18, U-20 dhe U-21.

Po,  vitin e shkuar pas bisedës me Gianni De Biasin dhe kërkesës së FSHFsë ai pranoi që të merrte pasaportën shqiptare dhe të vihej në dispozicion të kombëtares kuqezi.

Aliji është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare për ndeshjen ndaj Armenisë, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016

“Jam krenar që do te luaj për Shqipërinë, dhe që jam i pari nga Ilirida me Kombëtaren. Trajneri do të vendos kush do të luaj, unë do ta jap maksimumin në stërvitje, por trajneri do t’i merr vendimet”, ka deklarua Alij

“Kam folur me lojtarët e Kombëtares që luajnë te Baseli, kur luaja edhe unë atje, më kanë thënë të vija të luaja me Shqipërinë”, ka theksuar mbrojtësi në konferencën për media.