Ju flet Cana: “Fusha do t’i tregojë të gjitha”

Kombëtarja shqiptare ka bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Armenisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Kapiteni Lorik Cana ka mbajtur konferencën e fundit për media para ndeshjes me Armeninë, dhe ka zbuluar synimet.

“Skuadra ka më shumë përvojë dhe di të përshtatet me çdo lloj situate gjatë ndeshjes, di të reagojë dhe kjo është pozitive. Do të luajmë për fitore, por në fund do të flasë fusha”, ka deklaruar ai.

Vlerësimi ndaj kundërshtarit nuk mungon edhe nga kapiteni Cana që analizon lojën e zhvilluar nga Armenia në grup, që ka bërë mirë ndaj çdo kundërshtari.

“Armenia ka qenë një kundërshtar i vështirë për skuadrat më të mëdha të grupit dhe nuk ka arsye pse të mos jetë për Shqipërinë”, ka theksuar anëtari i Lazios.

De Biasi dhe kapiteni Cana kanë lëshuar edhe një mesazh për tifozët që duhet të tregohen të duruar me skuadrën për arritjen e rezultatit.