Ju flet Albert Bunjaku

Miqësorja mes Kosovës dhe skuadrës nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt, ka përfunduar barazim pa gola (0:0).

Ndeshja e zhvilluar në Frankfurt, u ndjekë nga një numër jo aq i madh i tifozëve.

Ishte Kosova që pati mundësi më të mira shënimi.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku, ka folur pas ndeshjes për emisionin ‘Interaktiv’ në KTV. “Ka qenë një lojë miqësore me intensitet të lartë. Unë jam shumë i kënaqur sepse kemi treguar lojë të fortë, disiplinë dhe durim. Është lojë premtuese për të ardhmen”, ka thënë Albert Bunjaku.

“Kemi luajtur me ligën më të fortë në botë. E falënderojë Eintrachtin, që sot ka luajtur me 90 për qind të ekipit që ka luajtur në katër ndeshjet e fundit. Mendoj se në një ndeshje të tillë, disa individë mund të krijojë kreativitet por më rëndësi është kolektivi”, shtoi Bunjaku.

Tutje, ai foli edhe për lojtarët e rinjë. “Kemi disa lojtarë të ri që e kanë shfrytëzuar shumë mirë rastin. Kemi futbollistë shumë premtues. E kemi krijuar një bazë të mirë me lojtarë premtues për të ardhmen. Kemi sjell edhe disa futbollistë më eksperiencë si Erton Fejzullahu. Është e rëndësishme që ta ngritim konkurrencën”, potencoi Bunjaku.

Ndryshe, Kosova të premten do ta sfidojë në një tjetër sfidë miqësore, Werder Bremenin. “Shpresoj se do të vazhdojmë me kësi ndeshje edhe me Werder Bremenin, që për mendimin tim është ekip më i mirë. Do të jetë interesant të shohim se a mund ta mbajmë intensitetin. Do ta kemi një stërvitje të rigjenerimit dhe një taktike, që është shumë e rëndësishme. Nuk kemi folur për ndeshjen me Werderin, pasi kemi menduar për ndeshjen e parë”, ka deklaruar ndër të tjera Albert Bunjaku.