“Ju e dini çfarë duhet bërë”, momenti interesant kur Mancini publikon formacionin e finales ndaj Anglisë

Italia ka fituar titullin e dytë të Kampionatit Evropian në histori.

Italia arriti ta mposht Anglinë në finale të “Euro 2020” pas penalltive në “Wembley” të Londrës për tu kurorëzuar me titullin e dytë të Kampionit të Evropës në histori të Kombëtares.

Mirëpo, një video interesante ka qarkulluar në internet ku shihet selektori Roberto Mancini duke publikuar formacionin para lojtarëve dhe duke dhënë një fjalim.

Në video Mancini mban një fjalim të shkurtër, kjo video është një provë që në momentet e mëdha jetësore, thjeshtësia është atribut i veçantë.

Mancini publikon formacionin ku thërret emrat e lojtarëve si, Emerson, Jorginho, Barella, Verratti, Insigne, Ciro Immobile dhe Chiesa.

“Tani, unë nuk kam çfarë t’ju them, ju e dini atë çka jeni, nuk jemi rastësisht këtu”, tha Mancini.

“Jemi ne padronët e fatit tonë, jo kundërshtari, jo gjyqtari, askush tjetër, vetëm ne, në rregull! Ju e dini çfarë duhet bërë”, përfundoi Roberto Mancini.

Kështu mund të luajë Prishtina ndaj Ferencvarosit në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve në “Fadil Vokrri”

Ballkani ka nisur përgatitjet në Mavrovë