Jovetiç-Inter, sot takimi i madh

Pasi që hasi në vështirësi për transferimin e Mohamed Salah nga Chelsea, Interi është në aksion për sulmuesin e Manchester Cityt, Stevan Jovetiç.

Agjenti i futbollistit, Fali Ramadani, dëshiron ta largojë me çdo kusht atë nga “El Etihad” dhe pikërisht dita e sotme mund të sjellë lajme të reja.

Kjo pasi që ai do të takohet me zyrtarët e Interit për të parë mundësinë e rikthimit të ‘Jojos’ në Itali, me zikaltërit që janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro plus bonuset. /Olle