Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Pritjeve për duelin mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt i erdhi fundi. 

Tashmë është caktuar data e meqit të cilin çdo fans i boksit dëshiron ta shoh, shkruan Gazeta Olle.

Promoteri i Joshuas, Eddie Hearn, ka konfirmuar se dueli do të zhvillohet më 14 gusht të këtij viti.

Kujtojmë se më herët ishte vendosur që kjo luftë të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Joshua dhe Fury do të luftojnë për titullin e padiskutueshëm të botës.

Të dy boksierët kanë fituar me ‘knockout’ brutal në duelet e tyre të fundit.

/Gazeta Olle/